Bayern Munich reflekton mbi të ardhmen e Benjamin Pavard. Mbrojtësit francez i skadon kontrata në vitin 2024 mirëpo trajneri Julian Nagelsmann ka nisur ta vlerësojë prezencën Kampionit të Botës me drejtuesit e klubit që iu duhet të përpilojnë kontratën e re.
Në këtë sezon, Pavard ka fituar vendin në formacionin e bavarezëve teksa në të gjitha kompeticionet ka grumbulluar 31 paraqitje me gjermanët duke shënuar edhe gjashtë gola.
Lexo edhe:
- Pogba bëhet “bajat”, tjetër dëmtim për francezin
- Pronari i Chelsea-t kërkon me çdo kusht titullarin e Barçës
- Bindja e trajnerit të Kombëtares: Napoli fiton edhe Champions League
- VIDEO/ Goli i 10-të sezonal, Et’hemi i pandalshëm në elitën turke
Megjithatë, Pavard është nga ata lojtarë që ka për momentin interesin e shumë klubeve europiane ku në qendër janë Chelsea, Barcelona dhe Inter. Ndaj, edhe nga ana e vetë lojtarit ka një stepje për të studiuar alternativat e ndryshme.
Aktualisht, ende nuk ka bisedime konkrete mes Bayern dhe Pavard, ndaj tre klubet e sipërpërmendura janë të gatshme ta joshin dhe të luftojnë deri në fund për shërbimet e 26-vjeçarit.