Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern Munich transferon shokun e Uzunit, sulmuesi përfundon vizitat mjekësore në fshehtësi

Bayern Munich kryen goditjen e parë të merkatos, por jo për atë të janarit, por për atë të verës së ardhshme. Në fshehtësi të plotë, bavarezët kanë mbyllur me sukses marrëveshjen me klubin e Granadës për nënshkrimin e Bryan Zaragozas.

Drejtuesit gjermanë kanë pranuar të paguajnë klauzolën prej 15 milionë euro të 22-vjeccarit dhe kështu Zaragoza nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e rekordmenëve të Bundesligas teksa lojtari firmosi një kontratë deri në vitin 2028.

Lexo edhe:

Sulmuesi, që formon së bashku me Myrto Uzunin repartin ofensiv te Granada, ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore dhe konsiderohet me të drejta të plota një lojtar i Bayern. Por, marrëveshja mes klubeve është që lojtari të qëndrojë te Granada si i huazuar tashmë dhe ta ndihmojë skuadrën për të mbijetuar në LaLiga.

Interes për Zaragozën pati edhe nga Leipzig, të cilët kërkonin ta transferonin sulmuesin në janar për shifrën e 14 milionë eurove. Megjithatë, Bayern fitoi konkurrencën duke përfituar edhe nga fakti se si vetë futbollisti ashtu edhe Granada nuk ishin dakord me kushtet e Leipzig.

Zaragoza firmosi këtë verë me Granadën dhe menjëherë ia doli të fitonte vëmendjen ndërsa në 14 ndeshje të elitës spanjolle ka koleksionuar pesë gola dhe dy asistë. Tashmë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, 22-vjeccari do të nisë me Bayern Munich aventurën më të rëndësishme të karrierës.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...