Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern Mynih luajti me 12 lojtarë, Freiburg bën ankesë zyrtare

Klubi i Freiburgut ka reaguar zyrtarisht në lidhje me episodin e të shtunës në ndeshjen ndaj Bayern Munich, me këta të fundit që luajtën për pak sekonda me një lojtar më tepër në fushën e lojës.

Natyrisht bëhet fjalë për një episod vërtetë të rrallë, aq më tepër në një kampionat si Bundesliga, ndaj edhe klubi gjerman ka bërë një ankimim në federatë, ku kërkon sqarim në lidhje me atë që ndodhi dhe zbatim të rregullores.

Në minutën e 85-të të takimit, bavarezët përgatitën një dopio-ndërrim, me Sule e Sabitzer që do të merrnin vendin e Tolisso e Coman, por ky i fundit nuk doli pasi u ngatërrua nga numri i shfaqur në tabelën elektronike.

Për habi asnjë nga gjyqtarët e takimit nuk e vuri re, por ishte një mbrojtës i ekipit vendas ai që sinjalizoi kryesorin se kundërshtari kishte 12 futbollistë në fushë, ndërsa tani është hapur zyrtarisht një hetim dhe Freiburg e Bayern janë në pritje të vendimit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....