Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern/ Neuer ndalet sërish, lutjet e Guardiolës bindin Walker

Tifozët e Bayernit duhet të presin ende për rikthimin e Manuel Neuer mes shtyllave të skuadrës së zemrës. Kapiteni qëndron larg fushave prej dhjetorit të vitit të kaluar. Kur u dëmtua duke bërë ski pas përfundimit të Katar 2022.

Bild bën të ditur se 37-vjeçari është ndalur sërish. Problemet në këmbën e majtë janë serioze, dhe portieri do të rikthehet nën urdhrat e Tuchel pas 6-8 javësh.

Lexo edhe:

Ndërkohë, Kyle Walker do të vijojë të luajë me Manchester City. Mbrojtësi i djathtë anglez, ka edhe një vit kontratë me kampionët e Anglisë dhe Europës.

33-vjeçari ishte shumë afër kalimit te Bayerni në Bundesliga. Por pas shumë “flirtimeve” me kampionët e Gjermanisë, Walker është bindur nga Guardiola të mos largohet.

Dhe së shpejti pritet të rinovojë, duke firmosur kontratën e re me Manchester City. Klub ku aktivizohet nga vera e vitit 2017.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...