Bayern Munich nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe kërkon me ngulm që të firmosë me Harry Kane në këtë merkato. Bavarezëve iu refuzua oferta e parë nga Tottenham teksa 60 milionë paund ishin një shifër që as nuk u mor në konsideratë nga klubi i Londrës së Veriut. Megjithatë, gjermanët po përgatiten për një tjetër ofensivë dhe këtë herë janë besimplotë se do të bindin drejtuesit e Spurs-ave, mbi të gjithë presidentin Daniel Levy.
Oferta e re e Bayern Munich do të jetë dukshëm e përmirësuar dhe më e lartë se ajo e para. Rekordmenët gjermanë pritet të ofrojnë deri në 80 milionë paund, plus bonuse për të mbërritur te Kane teksa e konsiderojnë 29-vjeçarin si një personazh thelbësor për skuadrën e sezonit të ardhshëm.
Lexo edhe:
- “Lajmëroni shokët”/ Pas Dokës, Tirana prezanton rikthimin e shumëpritur në kryeqytet
- Ish-trajner i PSG dhe specialist i kualifikimeve në Botëror, Kosova identifikon pasuesin e Giresse
- Kualifikueset e UEFA-s, SuperSport sjell emocionet e ndeshjeve të Ballkanit dhe Vllaznisë
- VIDEO/ Wimbledon mbaron shpejt për Williams, 43-vjeçarja rrëzohet në rrjetë dhe dëmtohet
Drejtori teknik i gjermanëve, Michael Reschke thekson se Kane së bashku me Haaland dhe Mbappe janë sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe në rast se e transferojnë në Munich, atëherë shanset për të fituar Champions League do të rriteshin ndjeshëm. Por, Kane nuk është “operacioni” i vetëm që Bayern po kryen në Angli pasi bavarezët i kanë sytë edhe nga Kyle Walker.
E ardhmja e tij me Manchester Cityn mbetet e paqartë me mbrojtësin që është në dilemë nëse duhet të rinovojë me “The Citizens” apo të provojë një eksperiencë të re. Bayern Munich është gati t’i dhurojë 33-vjeçarit një kontratë dyvjeçare me opsion një tjetër vit ekstra, ndërsa ka ndarë mënjanë edhe 15 milonë paund për të kënaqur Manchester Cityn.
Sipas Bild, Walker vlerësohet së tepërmi në Munich aq sa klubi bavarez është i gatshëm edhe të thyejë një rregull që e ka zbatuar me përpikmëri vitet e fundit, teksa asnjë lojtari mbi 30-vjeç nuk i është ofruar më shumë se një vit kontratë.
