Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gjermani

Bayern nuk heq dorë nga Kane, pas refuzimit nga Tottenham rrit ndjeshëm ofertën

“Telenovela” Harry Kane vijon, me sulmuesin i cili është i lidhur ngushtë me një transferim drejt Bayern Munich.

Kapiteni i Tottenham me shumë mundësi do të largohet nga “Spurs”, por kjo nuk është kaq e lehtë, pasi numri një i klubit, Daniel Levy nuk ka bërë asnjë hap pas sa i përket pretendimeve të tij mbi çmimin e kartonit të lojtarit.

Lexo edhe:

Klubi londinez refuzoi pak ditë më parë një ofertë prej 70 milionë eurosh nga bavarezët, por këta të fundin nuk dorëzohen dhe janë gati për propozimin e ri.

Sipas medieve gjermane, drejtuesit e Bayern-it po përgatisin ofertën e re për londinezët, e cila do të jetë 100 milionë euro.

Një shumë e konsiderueshme, pasi po flasim për një lojtar i cili në fund të muajit korrik do të festojë 30 vjetorin.

Por, pavarësisht moshës, Bayern është kapur fortë pas rendimentit, statistikave, golave dhe eksperiencës që disponon Kane, pasi bavarezët duan të kenë në sulm një lojtar me potencialin e anglezit.

Në garë për shërbimet e tij ishte edhe PSG, por këta të fundit kanë hequr dorë për momentin dhe pikërisht, Bayern Munich kërkon të përfitojë nga kjo situatë.

Në Bavari janë të bindur se, 100 milionë euro janë të mjaftueshme për të bindur presidentin e Tottenham, ndërsa kushtet financiare për lojtarin janë pothuajse të përfunduara dhe Kane është informuar për gjithçka.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...