Harry Kane ishte goditja më e madhe e Bayern Munich në merkaton e verës teksa gjermanët transferuan sulmuesin nga Tottenham për shifrën e 100 milionë eurove. Në fakt ishte një lëvizje jashtë parashikimeve ajo e Bayern duke qenë se bavarezët nuk para shpenzojnë të tilla shifra, si pjesë e filozofisë së tyre.
Megjithatë, Uli Hoeness thekson se Kane u transferua pasi arka e Bayern Munich është plot, madje ai shprehet se kjo lëvizje në merkato u bë edhe pa qenë nevoja të merrnim borxh.
Lexoni edhe:
- Tjetër goditje nga Arabia, sulmuesi i Atl. Madrid feston ditëlindjen dhe firmos me Al-Shabab
- VIDEO/ Kombëtarja prag ndeshjeve me Çekinë dhe Poloninë/ “Rrëfehen” Roshi, Muçi, Strakosha Berisha dhe Hysaj
- Asnjë mungesë në Europian, por kush është dhe si vjen Çekia ndaj Shqipërisë?
- Shpenzimet në merkato, Premier League sa katër ligat e tjera kryesore të marra së bashku
“Ne paguam për Harry Kane dhe ia dolëm ta kryenim me sukses transferimin, nuk patëm as nevojën për të marrë borxh. Tani të gjithë e dinë që depozitat tonë janë plot”, u shpreh Hoeness.
