Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern nuk ul ritmin, Hoffenhaim befason Leipzigun

Muller-Lewandowski

Bayern Munchen nuk lëshon pe në Bundesligën gjermane, edhe pse e ka arkivuar çështjen e titullit kampion. Skuadra bavareze regjistroi një fitore të pastër në fushën e Hanoverit, duke e mundur këtë të fundit 3-0.

Pjesa e parë e sfidës përfundoi 0-0, ndërsa në të dytën Heynckes hodhi në fushën e lojës Muller e Lewandowskin, të cilët ishin në stol gjatë 45 minutave të para. Ishte pikërisht Muller ai që zhbllokoi rezultatin për Bayern, gol që u shoqërua nga ai i Lewandowskit.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Rudy shënoi golin e tretë për bavarezët që fiksuan shifrat në 3-0 dhe tani e gjithë vëmendja do të përqendrohet te ndeshja me Realin e Madridit, në Ligën e Kampioneve.

Në sfidat e tjera, Hamburgu mori një fitore minimale ndaj Freiburgut, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë, ndonëse gjithçka do të jetë mjaft e vështirë, pasi kanë mbetur vetëm 3 javë nga fundi.

Fitore surprizë regjistroi Hofenhaimi, që mposhti 2-5 Leipzigun në transfertë. Skuadra mike bëri diferencën në 45-minutëshin e parë, të cilin e mbylli në avantazh të 3 golave, ndërsa me këtë fitore, rihapi shpresat për një vend në zonën Champions.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...