Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern përballet me “macen e zezë”/ Porta e M’Gladbach këtë here pa Sommer

Bayern
Bayern

Borussia M’Gladbach – Bayern Munchen është një prej sfidave më të rëndësishme të javës së 21-të në Bundesliga.

Bavarezët prezantohen në këtë përballje pas dy fitoreve radhazi dhe kryesojnë me 43 pikë. Megjithatë diferenca është vetëm 1 pikë nga vendi i dytë, Union Berlin.

Vendasit e Farke po hasin shumë vështirësi në këtë sezon dhe sidomos në këtë vit, pasi në pesë ndeshjet e para kanë grumbulluar vetëm 4 pikë.

Gara për titullin kampion është bërë tepër interesante në Gjermani. Këtu kanë ndikuar edhe nga gabimet e Bayernit kampion, që në këtë sezon është fiksuar shumë pas barazimeve. Plot 7 të tillë deri më tani për bavarezët, që krenohen me faktin se kanë pësuar vetëm 1 humbje.

Lexo edhe

Një duel shumë i veçantë do të jetë edhe për portierin e Bayern, Yann Sommer. Pas plot 8 vitesh e gjysmë, zvicerani do të zbresë në Borussia-Park si kundërshtar.

Portieri erdhi si zëvendësuesi i Neuer, por pak minuta i kanë mjaftuar për të marrë të gjithë dashurinë e kampit bavarez. Para takimit ai deklaroi se është shumë i emocionuar, por për 90 minuta do të harrojë të kaluarën dhe faktin se deri në mesin e muajit janar mbronte portën e M’gladbach.

Borussia momentalisht qëndron në vendin e 10-të, larg Europës, por disi larg edhe mbijetesës, por kjo ecuri negative e këtij viti kërkon një reagim të fortë edhe pse Bayern nuk është kundërshtari i duhur dhe pse historia në ndeshjet e fundnit anon nga vendasit.

Në fazën e parë M’Gladbach mori një pikë të çmuar në “Allianz Arena” dhe jo vetëm kaq, pasi në 4 ndeshjet e fundnit direkte nuk e njeh humbjen ndaj Bayern. Bavarezët nuk fitojnë ndaj këtij kundërshtari që nga 8 maji i vitit 2021, ndërsa suksesi i fundit në Borussia-Park është regjistruar në marsin e vitit 2019.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...