Një kushëri i Sadio Mane, ka zbuluar shkakun e nervozizmit të tij ndaj Leroy Sane gjatë dhe pas ndeshjes Manchester City-Bayern Munchen (3-0).
Dy sulmuesit e kampionëve të Gjermanisë, debatuan mes tyre gjatë minutave të fundit. Më pas plasi grushti në dhomat e zhveshjes. Senegalezi goditi lojtarin e kombëtares gjermane.
Lojtarët e tjerë dhe stafi teknik ndërhynë për t’i ndarë. “Shkër**atë e zezë”, iu drejtua Sane lojtarit afrikan, fjalë të cilat ky i fundit i përjetoi shumë keq.
Lexo edhe:
- Pasi dha katër versione të ndryshme, Dani Alves do të dëshmojë sërish
- Grushte mes dy sulmuesve, plas keq te Bayern Munchen
- Do të luante sot kundër Fiorentinës, UEFA pezullon për doping polakun që mposhti Shqipërinë
- Trajnerit të Feyenoordit i vlon gjaku për hakmarrje ndaj Romës: E mbaj mend Tiranën…
Gjithsesi, mes dy lojtarëve të Bayernit është rikthyer paqja. Sane ka kërkuar ndjesë për fjalët e tij, ndërkohë që edhe Mane ka bërë të njëjtin veprim, duke kërkuar falje përpara gjithë skuadrës.
Edhe pse u diskutua ideja e përjashtimit të Mane, drejtuesit e Bayernit vlerësuan faktin që dy futbollistët u sqaruan me njëri-tjetrin dhe do të mjaftohen me një gjobë.
