Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern-Rangnick/ Detajet e fundit ku ka ngecur marrëveshja

Marrëveshja mund të zyrtarizohet nga ora në orë. Ralf Ragnick dha miratimin e tij për të drejtuar Bayern Munich duke nisur nga vera e ardhshme. Diçka që e pranoi vetë presidenti i klubit bavarez, Herbert Hainer, i cili deklaroi se bisedimet me Ralf janë duke ecur mirë.

Administratori i deleguar Jan-Christian Dreesen ishte pak më i “kriptuar”, teksa u shpreh: “Është si puna e parashikimit të motit, ndonjëherë vijnë reshje shiu dhe kur nuk parashikohen, nuk mund të influencojmë motin“.

E vërtetë, por po aq e vërtetë sa herët a vonë do të shkëlqejë dielli, askush nuk dyshon mbi faktin se do të jetë tekniku aktual i Austrisë ai që do të drejtojë Bayernin, pasi dyshimet i përkasin vetëm faktit se kur do të vijë zyrtarizimi:

Lexo edhe: 

Nuk mendoj se do të ndodhë para ndeshjes së kthimit me Real Madrid“, u shpreh drejtori i përgjithshëm Eberl, ndërkohë që versioni i drejtorit sportiv Freund ishte: “Nuk mund ta përjashtoj që të ndodhë që këtë javë… “.

SITUATA

Mes bavarezëve dhe 65-vjeçarit ka një akord në parim. Mungojnë disa detaje, që nuk janë të parëndësishme. Tekniku do të marrë me vete në Mynih zëvendësin dhe videoanalistin e tij Lars Kornetka. Veç të tjerash do me vete në staf dhe Peter Oerchtold dhe Onur Cinel.

Rangnick, cili njihet si një trajner që ju delegon shumë bashkëpunëtorëve të tij, do njerëz të besuar në krye të çdo sektori. Skuadra në këtë sezon ka patur shumë dëmtime, motiv për të cilin tekniku do të rifreskojë edhe stafin mjekësor.

Dhe do të përfshijë një nutricionist me të cilin bashkëpunon që tani. Presidenti honorifik, Uli Hoennes i sheh me sy të mirë këto ndryshime, por në mes është ende Federata Austriake që për ta lënë të lirë Ragnick kërkon rreth 10 milionë euro. Shumë që konsiderohet e ekzagjeruar nga Bayerni.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...