Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Bayern-Real, dy “titanë” për një qëllim, finalen e Kievit

“Allianz Arena” është gati për takimin e parë gjysmëfinal të Champions League mes Bayernit të Mynihut dhe Realit të Madridit. Kjo përballje risjell në kujtesë duelin e sezonit të kaluar, ku “Los Blancos” fituan përballë bavarezëve me rezultatin e përgjithshëm 6-3 në çerekfinale, e më pas eliminuan Atleticon dhe festuan trofeun numër 12 të këtij kompeticioni duke mundur në finale Juventusin.

Kjo do të jetë hera e 25-të në historinë e dy klubeve që ndeshen mes tyre, ndërsa në gjysmëfinale janë sfiduar 7 herë. Kampionët e Gjermanisë janë eliminuar nga skuadrat spanjolle në katër edicone radhazi të Champions League-s, teksa përballë Realit janë eliminuar 5 herë në total.

“Los Blancos” në La Liga kanë zhvilluar një sezon zhgënjyes, por në Champions situata është ndryshe. Kampionët në fuqi të dy edicioneve të fundit do të kërkojnë trofeun e tretë radhazi dhe shanset për t’ia arritur janë të mëdha. Kanë një arsye të fortë për të besuar, duke parë formën fantastike të “yllit” të skuadrës spanjolle, Cristiano Ronaldo që ka rregjistruar 120 finalizime në Champions.

Takimi i parë do të zhvillohet në Bavari, aty ku këtë sezon Bayerni regjistron 18 fitore 3 barazime dhe asnjë humbje dhe në 12 ndeshje e ka ruajtur portën të paprekur.

Synimi është një për të dy klubet, finalja e Kievit, fjalën e fundit do ta thotë fusha e blertë, teksa këtë të mërkurë, në orën 20:45, do të luhet akti i parë gjysmëfinal i dy “titanëve” të futbollit europian.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...