Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Bayern rikthehet 43 vite mbrapa, Salihamidzic tregon tmerrin e Gladbahut

Bayerni i Mynihut i dha lamtumirën Kupës së Gjermanisë pas një humbjeje të befasishme me shifrat 5-*0 në transfertën nda Borussia Monchengladbach, një disfatë që do të mbahet mend gjatë nga gjigantët e futbollit gjerman.

Kjo pasi një humbje të tillë me 5 apo më shumë gola, Bayerni nuk e pësonte që nga 1978-a e largët, kur mposhtej 7-1 nga Fortuna Dusseldorf, ndërsa disfata më e rëndë në historinë e klubit bavarez daton më 1976-ën, 7-0 përballë Schalke 04.

Për më tepër, bavarezët pësuan 5 gola nga 7 gjuajtje të kundërshtarit dhe vetë u mjaftuan me një kontroll steril të topit, teksa pas 85 ndeshjesh që shënojnë radhazi, këtë herë ndalen dhe e mbyllin 90-minutëshin pa dërguar topin në rrjetë asnjëherë.

“Ne thjesht nuk ishim aty. Ne nuk fituam asnjë dyluftim e nuk bëmë asnjë ndërhyrje në pjesën e parë. Çdo gjë që mund të shkonte keq, shkoi, pasi ishim të gjithë në një “black out”, dhe nuk luajtëm për asnjë moment”, deklaroi drejtuesi i bavarezëve, Hasan Salihamodzic, i cili u shfaq para mediave në mungesë të trajnerit Julian Nagelsmann, i cili vijon të jetë i izoluar pasi ka rezultuar poziti ndaj koronavirusit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...