Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern rrezikon katastrofen me Lazion, në stol mund të rikthehet Nagelsmann!

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet në bazë të rezultateve që do të marrë në Europianin që Gjermania luan në shtëpi. Gjithsesi në fund do të jetë vetë ai që do të vlerësojë ofertat që do të ketë në atë moment, dhe mes tyre mund të jetë edhe ajo e Bajernit.

Tekniku nuk ka arritur ta kapërdijë pushimin nga detyra në marsin e kaluar, të cilin e ka konsideruar të padrejtë. Për të do të ishte dhe një hakmarrje ndaj Olivier Kahn dhe Salihamdicic drejtuesit që e larguan dhe që u pushuan nga këshilli i administrimit pak muaj më vonë, por edhe në drejtim të Tuchel. Nagelsman nuk e ka vlerësuar faktin që trajneri aktual i Bajernit kishte hyrë në tratativa me drejtuesit bavareze, pa informuar vetë Nagelsman që nuk e dinte se vendi i tij rrezikohej.

SITUATA

As fitorja me Leizig në javën e fundit të kampionatit nuk ka qetësuar situatën në shtëpinë e Bajern. Klubi faktikisht e ka pushuar Tuchel, por duke e lënë në stol deri në fund të sezonit, edhe pse vetë ai do të dëshironte të qëndronte deri në përfundimin natural të kontratës që skadon në 2025. “Nuk do të jap asnjë detaj në lidhje me përballjen që kam patur me drejtuesit, por gjithmonë jam një vartës, dhe si i tillë jo gjithmonë i ke të gjitha mundësitë, jo gjithmonë ke letrat fituese në dorë. Por gjithsesi ska problem, nuk është e rëndësishme se si reagoj ndaj kësaj situate.

Lexo edhe:

Kam përgjegjësi në drejtim të gjithë stafit. Bëhet fjalë për sport profesionist, duhet të luftojmë për cdo pikë. Nuk mendoj se Pavlovic për shembull ndihet i kënaqur apo i lirë duke e ditur që në fund të sezonit do të largohem, dhe e njëjtja gjë vlen për Guerrero, Kim, Neuer”, – deklaroi Tuchel që me përjashtim të Neuer nuk përmendi asnjë nga veteranët. Vështirë të jetë rastësi edhe për faktin se më pas deklaroi “Do të befasohesha nëse do të isha unë problemi i vërtetë i kësaj skuadre”, fjalë që ngjasojnë si shigjetë ndaj disa prej lojtarëve. Me pak fjalë, Tuchel në fund të vitit do të largohet, por ndërkohë vazhdon të shprehë pakënaqësi për disa nga lojtarët, sic ka bërë dhe muajt e kaluar duke krijuar tension me figura të rëndësishme si Kimmich apo Goretzka. Sigurisht që nuk është mënyra më e mirë për të larguar tensionin.

Lexo edhe:

E ARDHMJA

Pas një jave Bajerni do të luajë kundër Lazios, ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions pasi humbi 1-0 në Romë. Për bavarezët të eleminuar nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e divizionit të tretë saarbrucken, dhe 8 pikë larg kryesuesve të Leverkusen në kampionat, Championsi është mënyra e vetme për të shpëtuar sezonin. Në 5 mars kundër Lazios skuadra luan dinjitetin. Nëse do të ngecte me një rezultat negativ do të certifikonte katastrofën sezonale, ( ka që nga 2012 që Bajerni nuk mbetet një sezon pa asnjë trofe, por edhe në atë vit shkoi deri në finale të Championsit).

Edhe zërat për pasuesin e mundshëm të Tuchel nuk është se ndihmojnë. Rummenigge vlerëson Xabi Alonson, por nuk do të jetë e lehtë për t’ja rrëmbyer Bayer Leverkusen. Në klub flitet edhe për Antonio Conten, që nuk bind plotësisht Uli Hoeness, por ndërkohë po arsyetojnë dhe alternativën Nagelsmann, që ndoshta u nxituan kur e pushuan në mars, dhe mbi të gjitha ka një dëshirë të madhe revanshi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...