Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni bën detyrën ndaj Hannoverit, kalon presionin te Dortmundi

Bayerni i Mynihut bëri detyrën në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Bundesligës, teksa mposhti Hannoverin në “Allianz Arena”, me rezultatin 3-1.

Të besuarit e Kovaç zhbllokuan rezultatin me anë të Lewandowskit dhe Goretzka e Ribery shënuan golat e tjerë për bavarezët, ndërsa Hannoveri shënoi golin e vetëm me 11-metërsh, me anë të Jonathas.

Me këtë fitore, Bayerni shkon përkohësisht 5 pikë para Borussias së Dortmundit të vendit të dytë dhe afrohet edhe më shumë me titullin kampion të Gjermanisë.

Në orën 18:30, Bundesliga do të vijë me përballjen mes Werder Bremenit dhe Borussias së Dortmundit, në një sfidë vendimtare për verdhezinjtë, që nëse nuk fitojnë, “vrasin” shpresat për titullin kampion.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...