Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni bind edhe në Bremen, kalon lehtësisht Werderin e Rashicës!

Tjetër fitore bindëse e Bayern Munich në Bundesliga. Skuadra e Hansi Flick regjistroi fitoren e tretë rresht pasi triumfoi lehtësisht në transfertën e Weser Stadion me rezultatin 1-3 ndaj Werder Bremen. Leon Goretzka në minutën e 22-të i hapi rrugën suksesit të Bayernit në këtë sfidë, duke zhbllokuar shifrat. Në të 35-ën Serge Gnabry pas një tjetër asisti të Thomas Muller pas atij në golin e Goretzkas i çoi shifrat në 0-2. Për të blinduar fitoren e kampionëve të Gjermanisë mendoi i përhershmi Robert Lewandowski që gjeti golin e 32-të në këtë sezon të Bundesligas duke i çuar shifrat 0-3 në minutën e 67-të. Në fund kishte vendin për golin e nderit të Werder Bremen që u shënua nga Fullkrug në minutën e 86-të. Titullar edhe në këtë sfidë Milot Rashica që qëndroi në fushë për 90 minuta por nuk arriti të linte shenjë. Me këtë fitore Bayerni u ngjit në kuotën e 58 pikëve, duke u shkëputur në +5 përkohësisht nga Leipzig i vendit të 2-të.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...