Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Bayerni bleu Hernandezin, por vihet në pikëpyetje e ardhmja e Alabas

KARLSRUHE, GERMANY - JANUARY 16: David Alaba of Muenchen reacts prior to a friendly match between Karlsruher SC and FC Bayern Muenchen at Wildpark Stadium on January 16, 2016 in Karlsruhe, Germany. (Photo by Alex Grimm/Bongarts/Getty Images)

Transferimi i Lucas Hernandezit nga Ateltico Madridi në drejtim të Bayernit të Mynihut për shumën e 80 milionë eurove, që përkon edhe me blerjen më të shtrenjtë të klubit bavarez, me prezantimin që do të behet në fund të sezonit aktual,  duket se do t’i hapë rrugë largimit të mbrojtësit David Alaba.

Për austriakun në garë janë shumë ekipe por, listën e kryeson Barcelona. Katalanët dëshirojnë të përforcojnë prapavijën dhe Alaba duket zgjedhja ideale. Dëshira nuk  mungon nga ana e klubit “blaugrana”, e gatshme të paraqesë një ofertë të kënaqshme financiare për Bayernin, por situata nuk është edhe aq e thjeshtë. Dihet që bavarezët “yjet” e skuadrës nuk i shesin, pavarësisht shumës që mund t’u ofrohet, ndaj edhe për David Alaban, katalanët pritet ta kenë të vështirë.

Ndërkohë që në garë për austriakun është edhe Arsenali. Sezonin e ardhshëm minutat për 26-vjeçarin mund të jenë më të pakta me ardhjen e Lucas Hernandezit, ndaj vetë lojtari mund të kërkojë largimin, teksa në pritje janë Arsenali dhe Barcelona.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...