Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Bayerni do ta blejë Perisicin, por jo 20 milionë euro

Ivan Perisic do të jetë lojtar i Bayernit të Mynihut edhe sezonin e ardhshëm. I transferuar në Bavari me kërkesë të ish-trajnerit të kampionëve të Gjermanisë, Niko Kovac, futbollisti që është në pronësi të Interit për çështje javësh do të zgjidhë të ardhmen.

“Perisic pati një dëmtim shumë të rëndë, kur ishte në formë të shkëlqyer te Bayerni, problem që e mbajti jashtë për tre muaj. Por tani ai është rikthyer me grupin. Luajti 70 minuta, pastaj 30, është e qartë që për t’u rikthyer në formën më të mirë do të duhet pak kohë, por më e rëndësishme është që ai i ka kapërcyer të gjitha dhimbjet është plotësisht i shëndetshëm”.

Olic, duke folur për mediet e vendit të tij, zbuloi të ardhmen e sulmuesit. Sipas Ivica Olicit, ish-futbollistit kroat, Perisic nuk do të kthehet tek Interi.

“Ai është i huazuar nga Bayerni, por unë e di se klubi është i kënaqur me performancën e tij. Sigurisht, pas kësaj pandemie, fuqia blerëse nuk do të jetë si më parë. 20 milionë euro janë shumë, por ata do të ulen në tryezë dhe do të gjejnë një marrëveshje në 2-3 javët e ardhshme “.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...