Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Bayerni eliminon me goleadë Mainzin, debuton Cancelo

Bayerni i Mynihut bën detyrën përballë Mainz 05. Bavarezët “asfaltuan” kundërshtarët dhe u kualifikuan në Kupën e Gjermanisë, duke fituar thellë dhe bindshëm 0-4.

Të besuarit e trajnerit Nagelsmann zgjidhën gjithçka brenda pjesës së parë, duke e mbyllur fraksionin me një epërsi të pastër 3-0. I pari që zhbllokoi shifrat ishte Choupo-Moting në të 17′.

Debutim perfekt për Joao Cancelon, që dhuroi një asist fantastik nga krahu i djathtë, me kamerunasin që bëri detyrën duke e shtyrë drejt fundit të rrjetës. 13 minuta më vonë, Bayerni shënoi dhe të dytin, teksa Jamal Musiala mposhti portierin Dahmen me një gjuajtje rrafsh me tokën.

Një minutë para fundit të pjesës së parë gjeti rrugën e rrjetës edhe Leroy Sane, ndërsa për të fiksuar shifrat në 4-0 mendoi Alphonso Davies në të 84′. Ndërkohë që dy minuta herët, trajneri i Mainz 05 Bo Svensson ishte ndëshkuar me karton të kuq, një veprim që u pasua edhe nga  lojtari Alexander Hack në të 86′ që mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin me 10 lojtarë për minutat e fundit.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...