Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni gati ta blejë Cancelon, por jo me çmimin e parashikuar në marrëveshje

Joao Cancelo e ka humbur statusin e titullarit te Bayerni (pikërisht për këtë arsye u largua nga Manchestet City), për shkak të zgjedhjes së Nagelsmann për të luajtur me tre qendërmbrojtës dhe dy anësorë (preferon Coman), por trajneri i gjigantëve të Gjermanisë nuk ka humbur asnjë grimë besimi që krijoi që në fillim te portugezi.

Në fakt, “Sky Sports Germany” tregon se synimi i Bayernit vazhdon të jetë blerja e kartonit të lojtarit, por jo me klauzolën e parashikuar.

Lexo edhe:

Një opsion blerjeje për 70 milionë euro ishte përfshirë në marrëveshjen e huazimit mes dy klubeve deri në fund të sezonit.

Kështu që Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i klubit bavarez, do të duhet të ulet dhe të negociojë.

Cancelo gjithashtu pajtohet me idenë për të qëndruar, por vendimi përfundimtar do të marrë kohë.

Barcelona, ​​e cila është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, ka nisur të interesohet për situatën e Cancelos.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...