Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni “harron” të fitojë në kampionat, Rose leksion Dortmundit në debutim

Bayerni ngec në shifrat 2-2 ndaj Stuttgartit dhe për të tretën ndeshje radhazi nuk shkon dot përtej barazimit, duke mbetur në kuotën e 12 pikëve dhe shpërdoruar një mundësi të mirë për të nisur shkëputjen.

Trajneri Nagelsmann kishte lënë pushim disa prej titullarëve dhe i dha mundësinë e debutimit nga minuta e parë, sulmuesit 17-vjeçar Mathys Tel, i cili nuk zhgënjeu, pasi në minutën e 36’ shënoi golin e tij të parë në Bundesligë, duke i dhënë avantazhin Bayernit.

Stuttgart barazoi me Fuhrich në pjesën e dytë, por vetëm tre minuta më vonë, Musiala shënoi një gol mjaft të bukur, duke rikthyer në avantazh bavarezët. Megjithatë kur dukej se Bayerni do të rikthehej te fitorja, arbitri akordoi një penallti me VAR, pas një ndërhyrjeje të pakujdesshme të De Ligt në zonë dhe Guirassy shënoi golin e barazimit për Stuttgartin.

Me tre barazime radhazi, Bayerni mban përkohësisht kreun me 12 pikë, aq sa kanë edhe Dortmund, Hoffenhaim e Freiburg, por me këta të fundit që kanë luajtur një ndeshje më pak.

Leipzig reagon pas ndryshimit të trajnerit dhe triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Borussias së Dortmundit. Trajneri Rose debutoi pikërisht përballë të shkuarës së tij dhe ia doli të dhurojë një “hakmarrje’ për shkarkimin e sezonit të kaluar.

Hungarezët Orban dhe Szoboszlai shënuan në pjesën e parë për Leipzig, ndërsa më pas mendoi Haidara për të vulosur suksesin e dytë sezonal të Leipzig, që me trajnerin Rose në pankinë synon rikthimin në pjesën e kreut të tabelës.

Në sfidat e tjera, Hoffenhaim triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Mainz, Wolfsburgu mori tre pikë të vlefshme falë suksesit 0-1 në transfertën ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, ndërsa Bayer Leverkusen nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Herthës në Berlin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...