Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni hipotekon titullin me “manita”, ngecin Dortmund e Leipzig

Shkëlqen Bayerni, bind Schalke 04, zhgënjejnë Borussia Dortmund dhe Leipzig. Ishin këto disa nga verdiktet më të rëndësishme të javës së 20-të në Bundesligë. Bayerni arriti një fitore të madhe përmbysje me shifrat 5-2 ndaj Hoffenheim duke e çuar në 16 pikë avantazhin ndaj ndjekëses më të afërt në renditje që është Schalke 04. Pikërisht Blutë Mbretërorë mposhtën 2-0 Shtutgartin në transfertë duke rimarrë vendin e dytë falë golave të Naldos dhe Harit. Bayerni nga ana tjetër e nisi në malore sfidën e Alianz Arenas ndaj Hoffenheim të Nagelsmann pasi miqtë shënuan dy herë në minutat e para me Uth dhe Gnabry që në verë do të veshë fanellën e kampionëve të Gjermanisë. Megjithatë bavarezët reaguan fuqishëm duke barazuar shifrat brenda 25 minutave të para me Lewandowskin dhe Jerome Boateng. Për të vulosur fitoren e 7-të radhazi të Bayernit në kampionat sukses që e ngjiti skuadrën e Heynckes në kuotën e 50 pikëve menduan Coman, Vidal dhe ish sulmuesi i Hoffenheim Sandro Wagner i cili realizoi golin e tij të parë me bavarezët duke vulosur rezultatin në 5-2. Një gol i mbrojtësit Toljan në minutën e 93-të shpëtoi Dortmundin që barazoi 2-2 përballë Freiburgut në një ndeshje ku Amir Abrashi luajti si titullar dhe bëri një paraqitje tejet pozitive. Me Mërgim Mavrajn në stol një pikë me shumë vlera mori edhe Hamburgu që ndali në një barazim 1-1 Leipzig. Me të njëjtat shifrat përfundoi edhe takimi Koln-Augsburg.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...