Thomas Tuchel ka humbur shërbimet e një titullari për shkak dëmtimi. Dayot Upamecano ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.
Vetë trajneri i Bayern Munchen, në konferencën për shtypin përpara ndeshjes ndaj Hertha Berlin, tregoi se kur do të rikthehet francezi.
“Upa pësoi një tërheqje të enjten dhe do të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy javë”, deklaroi Tuchel.
Qendërmbrojtësi i bashkohet dyshes Choupo-Moting dhe Davies në infermierinë e kampionëve të Gjermanisë.
Lexo edhe:
- Nga Spanja, Atletico arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Leicester
- “Shkëlqimi dhe rënia” e Lampard, 1 pikë në 10 ndeshje
- Nuk ka vend te Barça, mesfushori përplas në merkato Juventus-Inter
- Disiplina/ Gjobiten Vllaznia e Tirana, pezullohet me pesë ndeshje lojtari i Kastriotit
Ndërkohë, trajneri i bavarezëve theksoi se Coman dhe Goretzka do të rikuperohen për takimin e fundjavës.
Bayern Munchen-Hertha Berlin do të nisë prej orës 15:30 të së dielës, sfidë që do të transmetohet në SuperSport 1.
Bundesliga kryesohet nga Borussia Dortmund. Verdhezinjtë numërojnë 60 pikë pas javës së 29-të, një më shumë se Bayerni.
