Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni humbet shërbimet e një titullari, rrezikon pjesëmarrjen në Katar 2022

Bayerni e zgjidhi lehtësisht ndeshjen ndaj Freiburgut. Kampionët e Gjermanisë triumfuan 5-0 në “Allianz Arena” dhe tani renditen në vendin e dytë në Bundesliga me 19 pikë, katër më pak se kryesuesit e Unionit të Berlinit.

Leroy Sane realizoi golin e tretë të ekipit bavarez, teksa në minutën e 76’ u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar. 26-vjeçari (10 gola dhe 6 asiste këtë sezon me Bayernin) ka kryer sot kontrollet mjekësore.

Me anë të një komunikate zyrtare, Bayerni lajmëron se Sane ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Akoma nuk dihet saktësisht koha e rikuperimit, ndërkohë që Bild raporton se lojtari ofensiv do të qëndrojë të paktën tre javë jashtë fushave.

Pjesëmarrja në Botërorin Katar 2022 me Gjermaninë, për momentin nuk është në rrezik, por në Bavari i tremben faktit që lojtari, i cili po kalonte një formë të mirë sportive, mund të kërkojë më shumë se tre javë kohë për t’u rikuperuar.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....