Bundesliga

Bayerni i beson Neuerit, do ta mbajë të lidhur me kontratë deri 39 vjeç

Manuel Neuer ka reaguar ndaj raportimeve se ai është pranë rinovimit të kontratës me Bayernin e Mynihut deri në vitin 2025. 35-vjeçari, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2023, tha për Sport1:

“Nuk ka asgjë për të zyrtarizuar për momentin. Bayern është një klub i jashtëzakonshëm. Ne kemi bërë histori gjatë kohës sime këtu dhe vazhdojmë të kemi sukses. Sigurisht që unë dua të jem pjesë e sukseseve të Bayernit.”

Portieri i përfaqësueses së Gjermanisë iu bashkua Bayernit nga Schalke 04 në vitin 2011. Për më shumë se një dekadë ai ka qenë një nga pikat më të forta të gjigantëve bavarezë. Nëse do të konfirmohet lajmi, atëherë Neuer do të ketë mundësi të mbrojë portën e kampionëve të Bundesligës deri 39 vjeç.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency