Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni “kap” Borussian në krye, Abrashi titullar në goleadën e Freiburgut

Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Javi Martinez në minutën e 62-të, që Bayerni i Mynihut të mposhtë Hertën e Berlinit dhe të marrë fitoren e tretë radhazi, duke u ngjitur në kuotën e 51 pikëve, po aq sa ka edhe Borussia e Dortmundit, që kryeson kampionatin.

Bavarezët zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë, duke krijuar një sërë rastesh, por nuk e patën aspak të lehtë të dërgojnë topin në rrjetë. Megjithatë spanjolli shënoi pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar mirë nga James Rodriguez, duke i dhënë 3 pikët Bayernit.

Amir Abrashi ka lënë plotësisht pas krahëve dëmtimin e gjatë, pasi luajti sërish për 90 minuta me Freiburgun, që pasditen e sotme shkatërroi Augsburgun me rezultatin e thellë 5-1.

Mesfushori shtatshkurtër i Kombëtares Shqiptare tregoi sërish një shpirt të lartë gare, duke ndihmuar skuadrën e tij, që me këtë fitore, largohet nga zona e ftohtë e renditjes.

Në sfidat e tjera, Wolfsburgu triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Borussias së Mynchengladbach, ndërsa Mainzi mposhti po 3-0 Schalke 04.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...