Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Bayerni kthen sërish sytë nga Italia, gati 40 milionë euro për talentin 19-vjeçar

Giorgio Scalvini është talenti më i ri i futbollit italian, i cili për të dytin sezon radhazi po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij vazhdimisht në rritje, me klubin e Atalantës.

I rritur pikërisht te bergamaskët, Scalvini luan si qendërmbrojtës dhe përshtatet si në qendër ashtu edhe në krah të mbrojtjes me tre që aplikon Gasperini, teksa ka në favor edhe moshën, pasi më 11 dhjetor do të festojë ditëlindjen e 19.

Interi është klubi që e mban prej muajsh nën vëzhgim talentin, i cili numëron tre ndeshje edhe me Italinë e Mancinit, ndërsa së fundi në garë është futur edhe Bayerni i Mynihut.

Sipas mediave gjermane, gjigantët bavarezë janë gati të kënaqin Atalantën me një ofertë prej 30 milionë eurosh, që mund të shkojë deri në 40 bashkë me bonuset, në mënyrë që të marrin në Bundesligë mbrojtësin e të tashmes dhe të ardhmes në futbollin italian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...