Bundesliga

Bayerni luan ‘tenis’ me Hamburgun, 5 pikë larg titullit

Bayerni i Munihut ka regjistruar një fitore tenistike, 6-0 përballë Hamburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Bundesligës. Kampionët në fuqi të Gjermanisë avancojnë kështu drejt titullit, duke qenë se tashmë i duhet vetëm 5 pikë larg sigurimit edhe matematikisht të vendit të parë.

Sa i përket takimit, skuadra e Heynckesi dominoi totalisht sfidën, duke shënuar nga 3 gola për çdo pjesë, ndërsa Lewandowski pati luksin të humbë edhe një 11-metërsh.

Ishte pikërisht polaku që shënoi plot 3 herë në takimin e sotëm, duke marrë topin në shtëpi, ndërsa dopieta e Ribery dhe goli i Robben, kompletuan festivalin e golave.

Nga ana tjetër, Hamburgu tashmë ka komplikuar tërësisht shanset për të qëndruar në Bundesligë, pasi ka plot 8 pikë më pak se Mainzi që luan në Play Out.

Në sfidat e tjera, Augsburgu triumfoi 1-3 ndaj Hannoverit, Hoffenhaimi mposhti 3-0 Wolfsburgun dhe Hertha e Freiburgu u ndanë në barazim pa gola.

To Top