Bundesliga

Bayerni makineri, shkatërron 5-2 Eintrachtin dhe shkon i qetë në transfertën e Dortmundit

Bayerni i Mynihut do të udhëtojë në mesjavë për transfertën me Borussian e Dortmundit me një avantazh prej katër pikësh ndaj rivales direkt për titullin e Bundesligës. Suksesit të verdhezinjve 0-2 në fushën e Wolfsburgut, kampionët në fuqi iu përgjigjën me fitoren e thellë 5-2 ndaj Eintracht Frankfurtit në “Allianz Arena”.

Në këtë stadium gjigant, por pa tifozë, bavarezët u shfaqën zotër të fushës, duke i dhënë drejtimin e duhur sfidës që në pjesën e parë me golat e Goretzkas dhe Mullerit. Sapo nisi pjesa e dytë, Lewandowski e thelloi edhe më tej diferencën (3-0), por çuditërisht Eintrachti u kthye në lojë, duke shënuar dy herë brenda tri minutave me të njëjtin autor, Hinteregger (52’ dhe 55’).

Gjithsesi, Bayerni nuk u kap nga paniku dhe në minutën e 61-të Davies shënoi golin e 4-2, ndërsa në të 74-ën  Hinteregger u ngatërrua me këmbët e tij, duke realizuar autogol.

Në minutat në vazhdim pati raste të tjera të pastra në të dyja portat, ku veçohet shtylla e Filip Kostic. U mbyll me rezultatin 5-2 kjo sfidë, me Bayernin që rivendos brenda pak orësh diferencën prej katër pikësh me Dortmundin ndjekës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency