Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni, “merak” për Manenë, nënshkruan me mikun e ngushtë të senegalezit

Sadio Mané mbërriti tek Bayerni nga Liverpooli disa javë më pare. Edhe pse koha ka qenë e shkurtër, sulmuesit afrikan i mjaftoi për t’u përshtatur te kampionët e Bundesligës. Senegalezi realizoi gol në finalen e Superkupës së Gjemanisë, të fituar 5-3 kundër Leipzigut.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit duket se ka gjetur ambientin e përshtatshëm në Bavari, por duhet pranuar se edhe drejtuesit e Bayernit po bëjnë gjithçka që ai të ndihet sa më mirë.

Një nga miqtë e tij më të mirë, sulmuesi i Beninit, Desiré Segbe Azankpo, gjithashtu ka nënshkruar për Bayernin. Ai ishte futbollist i Dunkirk-ut në kategoritë e ulëta në Francë, por ushtroi klauzolën në kontratë që e lejonte të largohej nëse skuadra binte nga kategoria, siç ndodhi në të vërtetë.

Sulmuesi dhe miku më i mirë i Manésë ka nënshkruar deri në vitin 2024 me Bayernin dhe pritet të luajë në ekipin e dytë.

Të dy lojtarët takohen sërish pasi më parë kanë luajtur te Metz, në Francë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...