Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni merr vendimin zyrtar për James Rodriguez, Juve e Napoli “fërkojnë duart”

Tani nuk ka më dyshime, James Rodriguez do të largohet nga Bayerni i Mynihut, për t’u kthyer fillimisht te Reali i Madridit, por edhe aty vështirë se do të gjejë vend, pasi dihet që me Zidane nuk ka një raport special.

Fantazisti kolumbian ishte në huazim dy vjeçar te Bayerni, me bavarezët që kishin të drejtën e blerjes përfundimtare, për shumën e 42 milionë eurove në fund të këtij sezoni, por vendosën të mos e ushtrojnë.

“Më ka thënë privatisht që do t’i kërkojë klubit, të mos e blejë përfundimisht nga Reali i Madridit. James kërkon të luajë dhe të jetë protagonist, gjë që këtu te ne nuk ia garanton askush, ndaj klubi vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes”, tha Karl Heinz Rummenigge.

James Rodriguez kërkohet me ngulm nga Italia, ku Cristiano Ronaldo e dëshiron në krah te Juventusi, ndërsa Carlo Ancelotti do ta bëjë pjesë të formacionit të tij te Napoli, por tashmë të dy klubet duhet të negociojnë me Realin e Madridit.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...