Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni ndaj Gladbach me mision titullin, por gjithçka varet nga Dortmundi!

07.12..2019, Fussball 1. Bundesliga 2019/2020, 14. Spieltag, Borussia Mönchengladbach - FC Bayern München, im Borussia-Park Mönchengladbach. L-R Alphonso Davies Bayern München gegen Lars Stindl Gladbach ***DFL and DFB regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video.*** *** 07 12 2019, Football 1 Bundesliga 2019 2020, 14 Matchday, Borussia Mönchengladbach FC Bayern Munich, at Borussia Park Mönchengladbach L R Alphonso Davies Bayern Munich vs. Lars Stindl Gladbach DFL and DFB regulations prohibit any use of photographs as image sequences and or quasi video

Përgatiti: Alked Gjebrea

Rekordmenët e futbollit gjerman të klubeve po i afrohen gjithmonë e më shumë “meisterschale”-s dhe Bajerni i Munihut tani është vërtet shumë pranë mbrojtjes së titullit. Kampionët në fuqi të Bundesligës bëhen gati për të kapërcyer edhe pengesën e fundit, teksa do të përballen në shtëpi me një kundërshtar si Borussia Monchengladbach. Pikërisht në Allianz Arena në mesjavë “të kuqtë” falë triumfit 2-1 ndaj Eintracht-it të Frankfurtit siguruan finalen e Kupës së Gjermanisë, takim që do të mbahet në Olympiastadion të Berlinit më datë 4 korrik, ndaj Bajerit të Leverkuzenit. Javën e kaluar ekipi i drejtuar nga trajneri Hans – Dieter Flick mundi pikërisht aspirinat me rezultatin 4-2, për më tepër larg Bavarisë.

Pavarësisht golit të pësuar që në fillim në BayArena “die rotten” siguruan një fitore të madhe, duke shënuar katër herë me katër futbollistët ndryshëm, për të ruajtur në këtë mënyrë edhe diferencën prej 7 pikësh që ekipi ka me ndjekësit më të afërt të Borusias së Dortmundit. Fitorja e 6 radhazi në të gjithë kompeticionet për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick që pas ndërprerjes së gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rikthimit në fushë. Duke lënë mënjanë Liverpulin në Angli Bajerni i Mynihut është duke regjistruar një ecuri rekord në Evropë, madje ndryshe nga klubi nga Merseyside ekipi bavarez vazhdon aventurën në Champions, madje konsiderohet edhe si një prej klubeve favorit për të ngritur lart “kupën me veshë të mëdhenj”. Suksesi në Leverkuzen përfaqëson fitoren e 20 në 21 sfidat e fundit në të gjithë kompeticionet dhe falë kësaj ecurie pozitive Bajerni është vërtet shumë pranë titullit të tetë radhazi në Bundesligë.

Përballë qëndron një ekip që është shumë i vështirë për t’u mundur, ose të paktën ka rezultuar i tillë pikërisht për klubin e famshëm bavarez. Gladbahu ka grumbulluar thjesht 4 pikë në 4 sfidat e fundit në kampionatin gjerman, periudhë ku “die fohlen” kanë fituar një takim të vetëm. Humbjet me Freiburgu-n dhe Bayer-in e Leverkuzenit bënë që ekipi të rrëshqasë në vendin e katërt, tre pikë larg Leipzig-ut dhe në kuotë të barabartë me “aspirinat”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...