Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni në krizë? Çfarë nuk po shkon me trajnerin Kovac

Krizë është fjalë e madhe dhe për një ekip si Bayerni ajo peshon shumë. Klubi bavarez ka tri ndeshje pa fitore mes Bundesligës e Champions League, ku ka barazuar 2 herë me Augsburgun e Ajaxin në shtëpi dhe ka humbur në Berlin kundër Herthas. Megjithatë, ekipi i Niko Kovac gjendet në vendin e dytë në kampionat falë shtatë fitoreve në shtatë ndeshjet e para, 1 pikë pas Borussias së Dortmundit, ndërsa nw Champions ndan kreun e Grupit E së bashku me Ajaxin. Gjithsesi, në Mynih janë të shqetësuar, me skuadrën që duhet t’u rikthehet sa më shpejt fitoreve.
Flitet se te Bayerni futbollistët nuk janë të kënaqur me ndryshimet e shpeshta që bën tranjeri kroat. Vetëm Neuer e Kimmich kanë qëndruar në fushë në 900 minutat e para sezonale. Lewandowski nuk ka luajtur për 120 minuta, Müller 180, Ribery 217 e Robben gati 300. Por edhe lojtarë të tjerë, si James apo Hummels, e kanë pasur të vështirë të gjejnë vazhdimësinë.

Një problem më shumë për ekipin më të titulluar gjerman është Jerome Boateng. Mbrojtësi i qendrës, ka kërkuar largimin që nga vera e vitit 2017, por në fund ka qëndruar në Mynih, pavarësisht interesimit të Manchester United apo PSG. Në ndeshjet e fundit, 30-vjeçari është dukur sikur po luan pa dëshirë. Ai shkaktoi penalltinë në humbjen kundër Herthas e gaboi shumë herë në pasime të thjeshta në ndeshjen kundër Ajaxit, duke u dhënë hapësirë holandezëve të nisen shpesh në kundërsulm.
Në ndeshjen e ardhshme, Bayern do të ndeshet kundër Borussia Mönchengladbach, e cila në sfidat e fundit ka arritur t’i krijojë mjaft vështirësi ekipit bavarez. Niko Kovac dhe gjithë skuadrës i duhet medoemos fitorja, pasi do t’i shërbente shumë për të hedhur pas krahëve problemet aktuale.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...