Bundesliga

Bayerni në Leverkusen për të mbyllur çështjen titull, Dortmundi sfidon Herthan!

Përgatiti:Alked Gjebrea

Bundesliga ishte kampionati i parë elitar që u rikthye në Kontinentin e Vjetër, duke dhënë një shembull të shkëlqyer për gjithë vendet e tjera, sidoqoftë skuadrat kanë zhvilluar shpejt e shpejt nga katër ndeshje dhe duket se gjithcka në Gjermani do të mbyllet sipas parashikimeve. Pas përhapjes së gjerë, periudhës së izolimit dhe situatës së pazakontë që u krijua për shkak të pandemisë së koronavirusit, drejtuesit e futbollit gjerman patën guximin për të zbritur të parët në fushën e lojës dhe në fakt tani që virusi COVID-19 nuk ka më të njëjtën forcë gjithcka duket vërtet shumë e thjeshtë.

Në Bundesligë kishte mbetur për t’u luajtur pothuajse gjysma e fazës së dytë, megjithatë këtë fundjavë pa humbur kohë ekipet do të kenë përfunduar edhe pjesën më të madhe të ndeshjeve përsa i përket kampionatit gjerman, kështuqë gjërat pritet të shkojnë sipas afateve të përcaktuara dhe gjithcka do të mbyllet sipas parashikimeve brenda muajit qershor. Përsa i përket rezultateve në fushë skuadrat tashmë kanë hyrë në ritmin e tyre të zakonshëm, megjithatë historia mbetet pak a shumë e njëjtë dhe futbollistët e Bajernit të Mynihut kanë vënë njërën dorë te titulli i tetë rresht në Bundesligë. Triumfi ndaj verdhezinjve të Borusias së Dortmundit i afroi akoma më shumë “të kuqtë” me objektivin për të koleksionuar “meisterschale”-en e radhës, gjithsesi java e 30 e kampionatit i përball “rekordmenët e futbollit gjerman” me Bajerin e Leverkusenit.

Distanca me Dortmundin është 7 pikë, ndërsa diferenca me Laipcigun ka shkuar në plot 9 pikë. “Aspirinat” përbëjnë pengesën e parafundit të ekipit bavarez drejt trofeut të parë sezonal, sepse sic dihet në fillimin e muajit gusht në Superkupë “verdhezinjtë” fituan ndaj Bajernit 2-0 brenda në Signal– Iduna–Park. Në letër Leverkuseni konsiderohet si pengesa e parafundit, ngaqë në kalendar java e ardhshme i përplas kampionët në fuqi me Gladbahun në Allianz Arena. Ndërmjet, më saktë pikërisht mesjavën e ardhshme klubi nga Mynihu duhet të mendojë gjithashtu edhe për impenjimin në Kupën e Gjermanisë, ku Bajerni do të presë në shtëpi Eintracht-in e Frankfurtit, ndërsa në vazhdim “të kuqtë” do të përqëndrohen thjesht për të mbyllur kampionatin, për sfidat me kundërshtarë të tillë si Werder, Freiburg dhe Wolfsburg.

Pavarësisht ndërprerjes së gjatë skuadra vazhdon të bëjë përpara me po të njëjtin ritëm dhe tashmë të kuqtë numërojnë katër fitore radhazi, me kundërshtarë si Union, Eintracht, Dortmund dhe Dusseldorf, sukses ku ekipi bavarez ka shënuar 13 herë, duke pësuar thjesht dy gola gjithsej në duelin me Frankfurtin në shtëpi, në fillimin e pjesës së dytë, ku gjithsesi vendasit bënë detyrën me shifrat 5-2. Me trajnerin Hans–Dieter Flick “të kuqtë” krenohen me faktin që skuadra ka fituar plot 18 nga 19 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet, e përjashtim bën vetëm barazimi me rrjeta të paprekura në Allianz Arena me Leipzig-un. 55-vjecari nga Heidelberg-u e njeh shumë mirë forcën e kundëershtarit që ka përballë, pasi humbjen e parë në stolin e bavarezëve ia shkaktoi pikërisht ekipi i Leverkusenit në fundin e muajit nëntor, për më tepër brenda në Mynih, pas dy golave të realizuar nga xhamajkani Leon Bailey.

Trajneri nuk do të ketë në dispozicion emra të rëndësishëm si Coutinho, Thiago Alcantara, Tolisso e Sule, sidoqoftë Hansi Flick  mund të mbështetet te golashënuesi më i mirë i kampionatit Robert Leëandoëski, që ka shënuar 29 gola në 27 takime dhe 31-vjecari polak po mundohet me të gjitha forcat për të thyer rekordin e sulmuesit legjendar Gerd Muller, që gjysmë shekulli më parë e përfundoi kampionatin në Bundesligë me plot 40 gola në sezon. Në formë është shfaqur edhe Thomas Muller që në këtë edicion ka ofruar plot 18 asist, ndërsa në krahun tjetër do të mungojë vetëm Lars Bender, pasi sulmuesi kryesor i ekipit Kevin Volland tashmë është riaftësuar dhe është i gatshëm për këtë duel. Disfata e papritur 4-1 brenda në BayArena me “ujqërit” e Wolfsburg-ut nuk është se influencoi shumë në ecurinë e skuadrës, pasi ajo humbje u shqoërua menjëherë nga triumfi i siguruar në Freiburg, që u vulos nga ylli i ekipit Kai Havertz, që tani është golashënuesi më i mirë i klubit, me dy gola më tepër se sa edhe vetë Kevin Volland. Takimi do të luhet në orën 15:30 në BayArena dhe vlen të theksohet fakti që nën drejtimin e holandezit Peter Bosz Leverkuzeni i ka fituar dy përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve. Më vonë me interes pritet gjithashtu edhe dueli Dortmund–Hertha.

Pavarësisht humbjes në sfidën me kampionët në fuqi, “verdhezinjtë” i kanë fituar gjithë ndeshjet e tjera dhe vazhdojnë të mbajnë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me dy pikë më tepër se Leipzig-u dhe katër më shumë kundrejt dyshes Gladbah–Leverkusen. Në anën tjetër skuadra berlineze ka ndryshuar vërtet shumë që pas dorëheqjes së trajnerit Jurgen Klinsmann dhe emërimit më datë 9 prill të ish-sulmuesit të famshëm, Bruno Labbadia. Nën drejtimin e 54-vjecarit nga Darmstadt-i skuadra kryeqytetase ka kthyer faqe, duke grumbulluar plot 10 pikë në 4 ndeshjet e zhvilluara, ecuri që e ka katapultuar Hertën befas vetëm 4 pikë larg Zonës Evropiane. Si Lucien Favre ashtu edhe Bruno Labbadia do të vuajnë mungesat, për shkak të problemeve të mëdha me dëmtimet, megjithëse vendasit nuk do të kenë gjithashtu as veteranin Mats Hummels. Takimi do të luhet në orën 18:30 në Westfalen Stadion dhe pavarësisht dy humbjeve minimale në dy sfidat e fundit ndërmjet tyre, Hertha konsiderohet si një ndër skuadrat më në formë të kampionatit gjerman, pasi formacioni berlinez ka shënuar plot 11 gola në 4 sfidat e fundit të Bundesligës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency