Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni në sulm për të preferuarin e Tuchel, Chelsea kërkon 50 mln £

Thomas Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munchen deri në verën e vitit 2025. 49-vjeçari zëvendësoi Nagelsmann në stolin e skuadrës më të madhe në Gjermani.

Kur punon jashtë vendit për një kohë të gjatë, bëhesh edhe më i vetëdijshëm për rëndësinë e Bayernit. ADN-ja e klubit ka të bëjë me përkushtimin, me fitoren, gjithashtu me mënyrën si mbërrin te fitorja.

Lexo edhe:

Është nder të drejtoj një nga skuadrat më të talentuara dhe më të mira në Evropë”, deklaroi Tuchel gjatë prezantimit. Trajneri do të debutojë në Der Klassiker përballë Dortmundit (1 prill), ish-skuadrës së tij.

Objektivi është fitimi i titullit dhe Champions League, trofe të cilin Tuchel e fitoi te Chelsea. Por jashtë fokusit të trajnerit nuk mbetet merkato dhe e ardhmja e skuadrës.

Një nga dëshirat primare të trajnerit është Mason Mount, një nga lojtar që e njeh shumë mirë dhe vlerëson më së shumti te Chelsea.

Mesfushori anglez ka kontratë deri në vitin 2024. Tuchel dëshiron të punojë sërish me të, ndërkohë që klubi anglez kërkon 50 milionë paund për ta lënë të lirë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...