Bayerni ka prezantuar mëngjesin e kësaj të enjteje Konrad Laimer. 26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare. Laimer transferohet si një lojtar i lirë tek kampionët e Gjermanisë pas një aventure 6-vjeçare tek Leipzig.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Goli i shënuar nga 16-vjeçari i kushton Realit 2.5 milionë euro
- Chelsea u kërkon falje tifozëve për sezonin zhgënjyes
- E mbuloi kofshën me tatuazhin e Messit, tani do ta ketë idhullin e tij kundërshtar
- Jo vetëm largime, Laçi zyrtarizon firmën me sulmuesin anglez
Vetë mesfushori është shprehur entuziast për këtë aventurë të re, duke e konsideruar si një ëndërr që bëhet realitet për të. Klubi bavarez ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës me Laimer, duke nisur kështu zyrtarisht merkaton.
https://twitter.com/FCBayernEN/status/1667081274731687937?s=20
Laimer do të jetë një vlerë e shtuar në mesfushë për Bayernin, që në këtë merkato pritet që të bëjë shumë ndryshime, pasi nis një epokë e re me trajnerin Thomas Tuchel. Bavarezët arritën që ta mbyllin vitin me fitimin e titullit kampion, pasi Dortmund u dorëzua në javën e fundit, duke i dhuruar Bayern të 11 trofe radhazi të Bundesligës gjermane.
