Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni nuk mendohet gjatë, blindon deri në vitin 2025 talentin 19-vjeçar

Bayerni i Mynihut “blindon” talentin kanadez, me origjinë nga Gana, Alphonso Davies, i cili ende nuk i ka mbushur të 20-at. Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë dhe anësori i majtë kanë vendosur të zgjatin bashkëpunimin, edhe pse kontrata akuale i përfundonte në vitin 2023. Ish-lojtari i Vancuver Whitecaps ka nënshkruar marrëveshjen e re që e mban të lidhur me klubin bavarez deri në vitin 2025.

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, për këtë marrëveshje deklaroi: “Alphonso është zhvilluar shumë te Bayerni dhe e ka fituar këtë zgjatje të kontratës me shfaqjet e tij mbresëlënëse. Jemi të lumtur që ai do të mbetet te Bayerni për një kohë të gjatë. Ai ka fituar simpatinë e tifozët tanë jo vetëm me mënyrën se si ai luan, por edhe me sjelljen e tij jashtë fushës së blertë.”

Vetë 19-vjeçari nuk mund të fshehte lumturinë për nënshkrimin e kontratës së re.

“Jam shumë i lumtur. Bayerni është një nga klubet më të mira në botë dhe për mua është një ëndërr që po realizohet. U ndjeva i lumtur që nga dita e parë kur erdha këtu. Dua të fitoj sa më shumë tituj të jetë e mundur, është në mentalitetin e këtij klubi të fitosh gjithçka.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...