Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni nuk ndalet, Dortmundi e ‘bën baltë’

Bayerni i Mynihut nuk ka ndërmend të ndalet, teksa sot mori një tjetër fitore dhe thelloi më tej distancën me ndjekëset. Bavarezët e Heynckesit triumfuan me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Eintrachtit të Frankfutit, falë një goli të shënuar nga mesfushori Arturo Vidal në pjesën e parë.

Ndryshe nga Bayerni, Borusia e Dortmundit vijon me serinë e rezultateve negative, teksa nuk fiton në kampionat që nga 30 shtatori. Skuadra e Peter Bosz u mposht 1-2 nga Werder Bremeni në ‘Signal Iduna Park’ dhe krahas mbetjes jashtë luftës për titull, tani ka përfunduar edhe jashtë zonës që të çon në kupat europiane.

Leipzigu nuk arriti të ndjekë bavarezët, teksa u ndal në një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Mainzit, duke bërë që tani distance me Bayernin kryesues të shkojë në 8 pikë. Takimi mes Hamburgut dhe Wolfsburgut nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa titullar për vendasit ishte edhe qendërmbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...