Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Bayerni parakalon Realin për talentin e Rennes

E ardhmja e Edoardo Camavingas mund të jetë më afër Bayernit të Mynchen sesa Real Madridit. “France Football” zbulon se ekipi gjerman po bën presion për të nënshkruar me lojtarin 18-vjeçar të Rennes. Në fakt, tashmë ka zëra se kanë nisur bisedimet konkrete me lojtarin që konsiderohet një nga të talentët më premtues të futbollit europian.

“France Football” shpjegon më tej se Bayerni shpreson të bindë Rennes në javët e ardhshme për të marrë Camavingan, i cili konsiderohej nga trajneri i “Los Blancos”, Zidane, futbollisti ideal për të qenë alternativë e Casemiros.

Camavinga e përfundon kontratën e tij me Rennes në vitin 2022 dhe nuk ka ndërmend do të rinovojë, kështu që ai mund të largohet këtë verë. Deri vonë, fati i tij dukej të ishte Reali i Madrid, por Bayerni është shfaqur në skenën e merkatos me prepotencë, pasi blerja e Florian Neuhaus është vështirësuar shumë nga kërkesa e lartë financiare e Borussias së Mönchengladbach për lojtarin (kërkon 45 milionë euro për mesfushorin).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...