Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni përgatit ofensivën për të bindur Lewandowskin

Forma e shkëlqyer e Robert Lewandowskit, i cili shënoi një tjetër dygolësh në fitoren 2-3 të Bayernit në klasiken e Bundesligës kundër Borussia Dortmundit, i shtyn drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë të këmbëngulin për rinovimin e kontratës së polakut.

Gjithsesi, në kupolën drejtuese të Bayernit janë të vetëdijshëm që Lewa, që ka kontratë deri në verë të vitit 2023, po mendon për një sfidë të re në fundin e karrierës së tij pikërisht në “Santiago Bernabeu”.

Siç raportojnë mediat gjermane, Bayerni po intensifikon përpjekjet për të bindur sulmuesin, që të qëndrojë përtej vitit 2023 në Bavari. Ideja është që në pranëverën e vitit të ardhshëm të mbyllen negociatat me përfaqësuesin e lojtarit, Pini Zahavi. Drejtuesit e Bayernit do të dëgjojnë pretendimet e 33-vjecarit, forma e të cilit ka bërë që bavarezët të tërhiqen nga gara për të blerë Erling Haalandin. Ata nuk duan të zemërojnë autorin e 321 golave ​​në 350 paraqitje me fanellën bardhekuqe, që të mos i jepet asnjë argument për të refuzuar rinovimin.

Brenda klubit janë të bindur se “bomberi” polak do të jetë në nivele të larta edhe për shumë sezone.  Mediat gjermane shkruajnë për një ofertë deri në vitin 2025, por gjithçka do të varet nga vetë lojtari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...