Bayern Munich ka si synim kryesor këtë merkato për të sjell në ambientet e saj, nigerianin e Napolit Viktor Osimhen. Këtë herë, drejtuesve bavarezë mendojnë për një shkëmbim kokë më kokë midis Sadio Mane dhe sulmuesit 24-vjeçar nigerian.
Osimhen këtë sezon ka shënuar 26 gola në 32 ndeshje me Napolin. Klubi italian ka fiksuar shifrën e 150 milionë eurove për çdo skuadër që dëshiron shërbimet e golashënuesit të Serie A. Në këtë rast klubi bavarez stepet sepse mendon që shifra në fjalë është e tepërt për ish-sulmuesin e Lille.
Lexo edhe:
- “I ngjason Ronaldos, por atij ja treguam shpejt kufirin”, ish-futbollisti i United krahason Antony me CR7
- “Xhaka në dyshim”, Arteta në konferencën para Cityt: Topi nuk duhet të shkojë tek Haaland!
- Derbi në finalen e FA Cup, orar i ri pas 12 vitesh! “Buzëqeshin” te City
- “E urreja CR7”, rrëfimi në 360 ° i Dybalës: Numri 10 te Roma? Kurrë mos thuaj kurrë! Mbreti është Mou
Sadio Mane i cili erdhi me bujë të madhe, nuk ka zhvilluar sezonin e tij më të mirë. Paga e lartë për klubin, si dhe konflikti midis tij dhe Leroy Sane janë disa prej arsyeve që e shtyjnë klubin gjerman të largojë Mane nga Bavaria.
Megjithatë oferta e bavarezëve vështirë se josh De Laurentiis, pasi bosi napolitan kërkon para kesh dhe për më tepër, nuk dëshiron të afrojë në skuadër një futbollist si Mane, që ka pagë mjaft të lartë…
