Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni shton koloninë holandeze, akord me “xholin” e mbrojtjes

Bayern Munchen ka gjetur gjuhën e përbashkët me Daley Blind, i cili i dha fund aventurës me Ajaksin në ditën e parë të vitit 2023. Mbrojtësi i majtë do të firmosë deri në fund të sezonit me kampionët e Gjermanisë sipas raportimeve të shtypit holandez.

32-vjeçari luan edhe në qendër të mbrojtjes, teksa bën mirë edhe rolin e “shkatërruesit”. Trajneri Nagelsmann ka humbur shërbimet e Lucas Hernandez (i dëmtuar) dhe drejtuesit kanë nxitur të sigurojnë shërbimet e Blind me parametra zero.

Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe. Lojtari nga Amsterdami ka fituar tituj me Ajaksin dhe Manchester United, teksa ka veshur 99 herë fanellën e kombëtares holandeze.

Blind do i bashkohet në Bavari lojtarëve të tjerë holandezë si Matthijs De Ligt dhe Ryan Gravenberch.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...