Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Bayerni shtrin dominimin edhe në Kupë, në Mynih ëndërrojnë një tjetër “Tripletë”

Bayerni i Mynihut vijon të konfirmojë supremacinë në futbollin gjerman, teksa vetëm pak ditë pas triumfit për herë të tetë radhazi në kampionat, shtriu dominimin edhe në Kupën e Gjermanisë.

Bavarezët e Hansi Flick mposhtën Bayer Leverkusenin me rezultatin 4-2 në sfidën finale të Kupës së Gjermanisë, duke fituar të dy trofetë sezonalë dhe vendosur diktatin në futbollin gjerman.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Bayerni e nisi vrullshëm takimin dhe zhbllokoi shifrat me anë të mbrojtësit austriak David Alaba, ndërsa pak më vonë ishte radha e fantazistit Serge Gnabry që të dyfishojë avantazhin.

Në pjesēn e dytë tha fjalën e tij edhe goleadori i skuadrës nga Mynihu, polaku Robert Lewandowski, i cili shënoi dy herë, ndërsa për Leverkusen gjetën rrugën e rrjetës Bender dhe Havertz në shtesë me penallti.

Pas një nisjene të komplikuar të sezonit nën drejtimin e kroatit Kovaç, Bayerni i Mynihut ia doli të bëjë mbylljen perfekte nën drejtimin e Hansi Flick, ndërsa tani mund të fillojë të mendojë për Ligën e Kampionëve, që do të luhet në muajin gusht.

Maja e Europës është një synim i deklaruar i bavarezëve, që nëse ia dalin të triumfojnë edhe në Champions, do të hyjnë në histori si skuadra e vetme që bën dy herë “tripletë” trofesh brenda një sezoni, pasi ia ka dalë të fitojë gjithçka edhe në 2013-ën nën drejtimin e Jup Heynckes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...