Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Bayerni “shtyp” Lazion, Chelsea befason Atleticon në Bukuresht

Bayerni i Mynihut praktikisht në çerekfinale të Champions League. Kampionët në fuqi të kompeticionit, fituan thellë 1-4 në fushën e Laizos, duke përmbushur pritshmëritë e opinionit sportiv. Bardhekaltrit nuk mundën t’i bënin ballë furisë bavareze, me ndeshjen që u mbyll që në pjesën e parë. Leëandoëski zhbllokoi takimin që në minutën e 9-të, ndërsa në të 24-tën dyfishoi 17-vjeçari Musiala, të cilit trajneri Flick i kishte rezervuar fanellën e titullarit. Në fundin e fraksionit të parë Sane i çoi shifrat në 0-3.

Sapo nisi pjesa e dytë, Bayerni e thelloi më tej diferencën falë autogolit të Acerbit, ndërsa golin e nderit për Lazion e realizoi Correa. Sfida e kthimit në “Allianz Arena” pritet të jetë formalitet për kampionët e Bundesligës.

Më një këmbë jashtë Championsit Atletico e Madridit, që u mposht 0-1 në Bukuresht nga Chelsea, falë golit të Giroud në minutën e 68-të. “Los Colchoneros e reflektuan edhe në këtë kompeticion formën e dobët që shfaqën në javët e fundit në La Liga.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...