Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bayerni s’pyet as për Dortmundin, fiton Superkupën e Gjermanisë

Bayerni i Mynihut fiton trofenë e pestë  brenda pak muajsh, duke konfirmuar se mbetet skuadra më e mirë e momentin në Europë. Bavarezët mposhtën 3-2 Borussian me Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë, në “Allianz Arena” të Mynihut, duke e harruar shumë shpejt disfatën e thellë 4-1 ndaj Hoffenheimit vetëm pak ditë më parë.

Dy gjigantët e futbollit gjerman dhuruan spektakël dhe emocione, pasi takimi mbeti i hapur deri në sekondat e fundit, gjithsesi ishte skuadra e Hansi Flick që festoi në fund.

Verdhezinjtë u kapën në befasi në minutat 18’ dhe 32’, me Tolisso dhe Muller që u dhanë epërsinë e dyfishtë bavarezëve, por në fund të pjesës së parë Brandt shkurtoi në 2-1 diferencën, i shërbyer nga Haaland. Talenti norvegjez shfrytëzoi në maksimum një pasim perfekt të Delaney-t në minutën e 55-të për të kthyer baraspeshën në rezultat (2-2), gjithsesi 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, Joshua Kimmich, me përvojën e tij, realizoi golin e 3-të për Bayernin, që në fund ngriti lart Superkupën për herë të tetë në histori. Interesant fakti që kjo ndeshje e Superkupës u gjykua për herë të parë nga një femër, pikërisht nga Bibiana Steinhaus

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...