Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni ‘tenis me Dortmundin, Lewandowski merr topin në shtëpi

Bayerni i Mynihut shkatërroi Borusian e Dortmundit me rezultatin e thellë 6-0 në ‘Allianz Arena”, duke prekur titullin kampion.

Në klasiken e futbollit gjerman, skuadra e Heynckesit nuk e diskutoi aspak fitoren, madje mbylli llogaritë që në pjesën e parë, duke shënuar plot 5 gola.

Sulmuesi polak Lewandowski shënoi 3 herë ndaj ish skuadrës së tij, duke marrë topin në shtëpi, ndërsa Rodriguez, Muller dhe Ribery shkruan emrin në listën e golshënuesve, për të kompletuar fitoren tenistike.

Tashmë Bayerni është vetëm një pikë larg të shpallurit kampion edhe matematikisht, gjë që mund ta bëjë që nga java e ardhshme, në transfertën ndaj Augsburgut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...