Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni “thyhet” pas 7 fitoresh, Dortmundi nuk përfiton siç duhet!

Pas 7-të fitoresh radhazi Bayern Munich merr një goditje të rëndë në BayArena. Bavarezët e Niko Kovac u mposhtën me rezultatin 3-1 nga Bayer Leverkusen me Aspirinat që regjistruan fitoren e dytë radhazi me trajnerin holandez Peter Bosz në stol. Ish tekniku i Dortmundit i dha një asist ish skuadrës që megjithatë nuk e shfrytëzoi plotësisht pasi edhe Borussia u ndal në një barazim 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Eintrachtit të Frankfurtit. Gjithsesi Dortmundi tashmë e sheh veten +7 nga Bayerni. Për tu rikthyer te sfida mes Leverkusenit dhe bavarezëve, në minutën e 41-të i përhershmi Leon Goretzka i shërbyer nga Thomas Muller kaloi në epërsi skuadrën e Kovac. Por Bayer Leverkusen nuk u dorëzua me vendasit që arritën të realizonin dy herë në harkun e 10 minutave në pjesën e dytë fillimisht me Leon Bailey dhe më pas me Kevin Volland. Në fund kishte vend edhe për rrjetën e argjentinasit Lucas Alario i cili i asistuar nga Brandt mposhti për herë të trete Manuel Neur, gol që fillimisht u anulua nga gjyqtari për pozicion jashtë loje por më pas u akordua me ndërhyrjen e sistemit VAR. Përsa i përket Dortmundit golit të kapitenit Marco Reus iu kundërpërgjigj goleadori serb i Frankfurtit Luka Jovic po në pjesën e parë. Në sfidat e tjera Hoffenheim ngeci në një barazim 1-1 me Dusseldorf, Hertha u mposht 0-1 brenda në Berlin nga Wolfsburg ndërsa Nurnberg iu largua vendit të fundit falë barazimit 1-1 ndaj Werder Bremen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...