Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni “tregon dhëmbët” që në start, Lewandowski rikthehet te goli

Bayerni i Mynihut, tashmë nën drejtimin e kroatit Niko Kovaç, nisi sot misionin për të mbrojtur titullin kampion në Bundesligë, duke mposhtur me rezultatin 3-1 në start, Hoffenhaimin, një kundërshtar që u ka hapur punë gjithmonë bavarezëve.

Në “Allianz Arena” ishte Thomas Muller që zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, pas një asisti të marrë nga Joshua Kimmich, ndërsa bavarezët ishin dukshëm superiorë, por 45 minutat e para i mbyllën me vetëm një gol avantazh.

Gjërat u komplikuan në minutën e 57’, ku Szalai riktheu baraspeshën, ndërsa skuadra e Kovaç rinisi misionin për të kaluar sërish në avantazh dhe për ta nisur sezonin me fitore. Frymëmarrja për bavarezët erdhi në minutën e 79’, kur Robert Lewandowski ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe riktheu avantazhin.

Sfida u mbyll në minutën e 90’, kur holandezi Arien Robben dërgoi topin në rrjetë për herë të tretë, aq sa pikë morën edhe bavarezët në këtë start të kampionatit, duke treguar se pavarësisht ndryshimeve, mbeten pretendentët kryesorë për të triumfuar sërish në Bundesligë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...