Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Bayerni turpëron sërish Barçën, Napoli triumfon edhe ndaj Rangersit, Liverpooli “shtyp” Ajaxin (video)

Barcelona “turpërohet” sërish nga Bayerni në “Camp Nou”, këtë herë me rezultatin 4-0 në një sfidë që u vlente kampionëve të Gjermanisë për të siguruar vendin e parë, pasi Interi me fitoren ndaj Plzenit shkoi në kuotën e 10 pikëve dhe i kërcënonte pozicionin si kryesues grupi. Mane dhe Choupo-Moting në pjesën e parë dhe Pavard në minutën e pestë shtesë ishin autorët e golave për bavarezët, që me këtë sukses siguruan edhe vendin e parë në grup.

Liverpooli fitoi thellë 0-3 në fushën e Ajaxit të Asmsterdamit dhe vetëm një fitore me katër gola diferencë ndaj Napolit do t’i jepte vendin e parë.

Në takimet e Tottenhami arriti të merrte vetëm një pikë (1-1) ndaj Sportingut të Lisbonës në Londër, ndërsa Marseille u mposht 2-1 nga Eintrachti i Frankfurtit. Në këtë grup të gjitha skuadrat kanë mundësi të kualifikohen. Atletico e Madridit barazoi 2-2 me Leverkusenin dhe tashmë duhet të luftojë në ndeshjen e fundit ndaj Portos për të ruajtur vendin e tretë që e çon në Europa League.

Barcelona – Bayern Mynih  0-3 (Mane 10′, Choupo-Moting 31′)

Bayerni i Mynihut e ndëshkon shumë shpejt Barcelonën brenda në “Camp Nou”. Një aksion i gjatë i nisur nga këmbët e portierit të kampionëve të Gjermanisë u përmbyll me golin e Sadio Manesë, i cili iu vodh mbrojtjes dhe përballë Ter Stegenit nuk e pati të vështirë për të shënuar, 0-1.

Bavarezët vënë diktatin në “Camp Nou”, Choupo-Moting realizon të dytin, kapitullon shpejt Barça, mbrojtja “blaugrana” për të ardhur keq.

90+5 – Ka kohë edhe për golin e tretë, i shënuar nga Pavard.

 

Ajax – Liverpool 0-3 (Salah 42′, Nunes 49′, Elliott 52′)

 

Napoli – Rangers 2-0 (Simeone 11′, 16′, Ostigard 80′)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...