Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni “uragan”, mposht Fortunën e Dusseldorfit me “manita”

Bayerni i Mynihut një “uragan” shkatërrimtar në Bundesligë. Kampionët në fuqi të Gjermanisë duken të pandalshëm drejt titulli të radhës kampion, teksa në javën e 29-të shkatërruan 5-0 në “Allianz Arena” Fortuna Dusseldorfin, duke e çuar në plus 10 pikë, të paktën për një ditëm, diferencën me Borussian e Dortmundit, që mban vendin e dytë në klasifikim.

Praktikisht ishte një ndeshje pa shumë histori, pasi bavarezët shënuan tri herë në portën mike gjatë pjesës së parë. Mbrojtësi danez, Zanka, devijoi topin për në portën e tij në minutën e 15-të, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa Pavard në t 29-ën i çoi shifrat në 2-0.

S’mund t’i mungonte listës së golashënuesve Robert Lewandowski, që realizoi të tretin në minutën e 43-të i shërbyer nga Muller. Në pjesën e dytë sulmuesi polak sigloi të dytin personal në këtë ndeshje, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Davies.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...